Loading...

Stina e telenovelave, Top Channel sjell 3 seriale

Please log in or register to like posts.
Image

“Kandidatja”, seriali më i ri në Top Channel, është një prodhim brazilian nga shtëpitë më të mira kinematografike.

Me një kast aktorësh nga më të mirët, kjo telenovelë do të jetë në transmetim më 16 korrik, në orën 21.00. “Kandidatja” në fakt nuk është e panjohur për publikun shqiptar. Aktorja kryesore, Silvia Navarro, u bë aq e njohur me rolin e Palomës në telenovelën e transmetuar nga Top Channel në vitin 2002 “Kur ti të jesh e imja”, ku bënte bashkë për herë të dytë si protagonistë Silvia Navarro dhe Sergio Basanez.

Ndërkohë, Top Channel gjatë periudhës verore do të vijojë me “Madame Secretary” prej 16 korrikut, të hënën dhe të martën në orën 21.00. Një dramë politike krijuar nga Barbara Hall sjell si protagoniste Tea Leoni në rolin e Dr. Elizabeth McCord.

Publiku do të zbulojë edhe një herë shtjellimin njerëzor të jetës së Sekretares së Shtetit, ndërsa përpiqet të balancojë punën me familjen. Elizabeth McCord mendjemprehtë, e mirëllogaritur dhe e vendosur, drejton diplomacinë ndërkombëtare, i shmanget dhe injoron protokollin, ndërsa negocion probleme të ndryshme në të gjithë botën.

“How to get away with murder/ Rregullat e vrasjes së përsosur”, nga data19 korrik, çdo të enjte do të vijë premierë në Top Channel, në orën 21.00. I vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare dhe fitues i “Emmy Award” seriali ligjor, seksi, plot ankthe e trille sjell jetën e një grupi studentësh ambiciozë të drejtësisë dhe profesoreshës së tyre, avokate e shkëlqyer e krimeve, që do të përfshihen në një komplot vrasjeje plot të papritura që premton të ndryshojë rrjedhën e jetëve të tyre.

Profesoresha e luajtur nga Viola Davis ka pasur një vlerësim të jashtëzakonshëm nga kritika, duke u bërë e para grua afro-amerikane që fiton Emmy Award si aktorja kryesore më e mirë në një serial dramatik.

Ajo është nominuar si aktore në Golden Globe, Critic’s Choice Awards, Television Critics Association, TCA Awards etj. Në këtë sezon prezantohen klientë të radhës për Kiting, po ku përfshihen gjithashtu dy vrasje që lidhen njëra me të shkuarën dhe tjetra me të ardhmen.

Top Channel

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.