Gaz Paja është përfolur shpeshherë për largimin e tij nga programi i humorit “Portokalli”, te i cili ka 16 vite që është pjesë e tij.

Së fundmi në një intervistë në programin “Dola te Ola”, aktori iu ka dhënë përgjigje duke zbuluar planet e tij të ardhshme.

Ai tha se për momentin është pjesë aktive e spektaklit të humorit, për më vonë nuk e di çfarë do të ndodhë. Aktori shtoi se i pëlqen teatri dhe dëshiron që të zhvillojë artin e tij, por “Portokallia” nuk e ka penguar asnjëherë.

Kujtojmë se në një intervistë të dhënë kohë më parë për “Motor Plus” në Vizion Plus”, Gazi u shpreh se tashmë personi me të cilin ka bërë pazaret, nuk është më dhe kjo nuk e përjashton mundësinë që të shkojë të punojë diku tjetër.

“Ne jemi si futbollistët, vëlla, nëse dikush na ofron diçka më të mirë pse jo. Unë jam njeri besnik si natyrë, por në një moment kur nuk më ofrohen të gjitha gjërat, sigurisht që do të shikoj punën time. Për momentin jam mirë tek ‘Portokalli’, nëse televizoni ku jam aktualisht nuk vazhdon në linjat që kam nisur unë, shoh shtëpinë time dhe nuk ma ndjen fare. Sepse pazaret i kam bërë me një burrë tjetër që fatkeqësisht nuk është më. Unë jam në ‘Portokalli’, por nuk përjashtoj mundësinë të jem kudo,” u shpreh Paja në një intervistë sipas “Anabel.al”.