Reperja e shumëpërfolur, Loredana Zefi, ka realizuar një tatuazh të ri në trupin e saj.

Më saktësisht, ajo ka bërë një tatuazh në shpinë, ku ka shkruar në anglisht fjalën “Selfmade millionaire”, që në shqip do të thotë “Milionere e vetë-bërë”.

Loredana publikoi një fotografi të tatuazhit të ri, për fansat e saj në InstaStory.

Me këtë, ajo sikur deshi të tregojë se pasuria e saj vjen nga muzika dhe puna e saj ndër vite, dhe jo vjedhet apo zhvatjet e parave siç është akuzuar vitin e kaluar nga një çift zviceran.

Çështja e saj është ende në gjykatë, gjersa reperja po vazhdon të sjell krijimtari muzikor në Gjermani dhe Zvicër.

Loredana ka pasur një vit shumë të suksesshëm në muzikë, marrë parasysh faktin që vitin e kaluar ajo u shpall “performusja më e mirë e Zvicrës”, nga spektakli i madh i çmimeve, MTV Europe Music Awards.