Pas daljes nga “Përputhen”, Bearti vazhdon të jetë një nga djemtë më të komentuar dhe sot sërish është në vëmendje për shkak të një fotoje të postuar nga Enca. Këngëtarja në një postim në Instagram shfaqet duke përqafuar një mashkull, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar, por të gjithë mendojnë se është Bearti.

Kështu kanë nisur thashethemet se ish-konkurrenti do jetë protagonist në klipin e ri të Encës.

Për më tepër Bearti dhe Enca kanë nisur të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, gjë që i ka konfirmuar deri diku thashethemet.