Ajo është një nga modelet më të mira në botë, ndërsa po ecën në hapat e njëjtë sikurse të motrës dhe nënës së saj.

Fjala është për Bella Hadid, e cila ka ‘pushtuar’ pistat e modës, ndërsa konsiderohet si personazhi më me famë, shkruan Daily Mail.

View this post on Instagram

Watch me on ya video foneeee📲

A post shared by Bella 🦋 (@bellahadid) on

23-vjeçarja së fundmi në një postim në rrjetin social Instagram ka mahnitur fansat me dukjen, teksa ka ekspozuar më shumë nga trupi i saj.

E veshur me të brendshme nga linja e këngëtares Rihanna, “Sevage X Fenty”, ajo ka theksuar linjat e formësuara trupore.

Krejt kësaj dukje ekstravange Bella i ka shtuar edhe disa aksesorë, derisa në qafë dhe në dorë mbante lidhëse nga diamanti.

Flokët brune i kishte të stiluara në mënyrë mjaft të veçantë, gjysmën prej tyre të lidhura e gjysmën të bëra kaçurrele.

Theksojmë se ajo së fundmi ka realizuar edhe fotosesione të tjera për fushtën e re të ‘Versace’.