Butrint Imeri është një këngëtar i njohur i cili është përfolur shpesh për lidhje të ndryshme. I ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” Butrini është shprehur që ka qenë në lidhje me një vajzë nga Turqia. Madje ai i ka dedikuar edhe një këngë.

Ai refuzoi si fillim t’i përgjigjej pyetjes nëse ndonjë prej këngëve të tij ishte dedikim dhe nëse po se për kë ishte. Ai pranoi sfidën, por nuk pranoi të lyente buzët dhe zbuloi emrin e saj.

Vajza quhej Demet dhe kënga që i ka dedikuar është “Xhanëm”. Dhe në fakt kjo këngë është xhiruar pikërisht në Turqi. /MEDIAALBANIA.COM