Pak kohë më parë, mediat italiane bënë të ditur se aktori Can Yaman është në një lidhje dashurie me prezantuesen italiane, Diletta Leotta. Gazeta ‘Chi’ publikoi foto ku dyshja shfaqeshin në momente private duke u puthur dhe përqafuar.

Së fundmi, lidhja në fjalë është konfirmuar nga vetë Can. Ai ka publikuar një foto pranë Dilettës në profilin e tij të Instagramit.

“Çifti i rrezikshëm”, ka shkruar aktori krahas fotos. Dyshja kanë marrë urime të shumta nga ndjekësit.