Nëse prisni që të merrni ndonjë përgjigje të zgjuar a të saktë nga Capital T prisni më kot. Sepse edhe në pyetësorin e fundit në rrjetet sociale, reperi e tha shkurt, bukur, qartë: “Do zgjedh pyetjet më idjote”.

Ne nuk e dimë se ç’ka dashur të thojë Trimi me këtë pohim, ka kategorizuar pyetjet apo thjesht ka dashur të bëjë ca humor. Por me fakte këngëtari nisi t’i pëtgjigjet pyetjeve si kush peshon më shumë 1 kg hekur apo 1 kg pambuk dhe padyshim që përgjigja ishte kjo e fundit.

Tregoi se është i shëndoshë, sepse e do ushqimin shumë. I pyetur a është i lirë, në fakt pa modesti ka treguar se është i shtrenjtë shumë. Preferencat e vajzave i ka braziliane, ndonëse për të rënë në dashuri nuk beson tek ajo me shikim të parë.

Diku nga fundi pohoi se çdo ditë e më shumë çuditet me veten. Edhe ne u çuditëm.