Dy këngëtarët e njohur Fifi dhe Bruno kanë vendosur të bashkojnë forcat për festivalin “Kënga Magjike 2021” në TV Klan.

Fifi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se po vjen me këngë të re po që do të jetë bashkëpunim.

Projekti i radhës po vjen me këngëtarin Bruno, i cili përmes një Instastory zbuloi edhe titullin e këngës, “Fiksim”.

Dueti vjen si një produksion i “Three Dots” dhe pritet të jetë një nga këngët HIT të këtij edicioni.

Bashkëpunimi mes Fifit dhe Brunos u prit mjaft mirë nga publiku ku edhe u komentuan pozitivisht për talentin e tyre.