Reperi amerikan, Travis Scott, së fundmi ka uruar ditëlindjen e 23-të të ish të dashurës së tij, Kylie Jenner.

28-vjeçari përmes disa postimeve në Instagram, ka ndarë fotografi të saj dhe vajzës së tyre.

Fotove të shpërndara ai i ka vendosur një ‘emoji’ të tortës, ndërsa u bëri të ditur 31 milionë ndjekësve që po mundohet ta bëjë ditëlindjen e saj më të veçantë.

Travis ishte i lidhur me Kylie në vitin 2017, pasi kjo e fundit u nga reperi Tyga. Dyshja kanë zgjedhur të vazhdojnë secili rrugën e tyre, por ata ende mbajnë kontakte miqësore për shkak të vajzës dy-vjeçare, Stormi.

View this post on Instagram

the best gift of all 🖤

A post shared by Kylie 🤍 (@kyliejenner) on