Këngëtari i njohur kanadez, Justin Bieber, ka qenë në qendër të vëmendjes në këngën e re “Popstar”.

Ky projekt muzikor u publikua disa orë më parë, që erdhi si bashkëpunim në mes të Drake dhe DJ Khaled.

Por, ajo çka tërhoqi vëmendjen e fansave, ishte teksti i Drake, në të cilën ai e përmendte ish-të dashurën e Justin, Selena Gomez.

Në momentin kur ai e përmendi këngëtaren, në klipin e këngës u shfaq Justin, buzët e të cilët sinkronizoheshin për Gomez.

Justin dhe Selena kishin qenë në lidhje që në vitin 2010, ndërsa u ndanë në mënyrë paqësore në vitin 2015.

Pjesa qesharake e klipit fillon me Drake dhe DJ Khaled, të cilët janë duke folur mes vete dhe duke kërkuar ndihmë për këngën, pasi qëndrojnë në shtete të ndryshme.

Pjesa qesharake e klipit fillon me Drake dhe DJ Khaled, të cilët janë duke folur mes vete dhe duke kërkuar ndihmë për këngën, pasi qëndrojnë në shtete të ndryshme.