Arian Çani padyshim që është një ndër moderatorët me karizmatik në botën mediatike shqiptare.

Ai drejton prej shumë vitesh emisionin e tij ‘Zone e Lirë’. Këtë format e ka ruajtur edhe pse ka ndryshuar shumë televizione.

Duke qenë se është gjithnjë në ‘lëvizje’, këtë herë Arian Çani së bashku me stafin e emisionit ‘Zone e Lirë’ sipas lajmeve që qarkulluan priten të transferohen në televizionin ‘ABC News’. Kanal i cili pritet të kthehet nga një televizion informativ në të përgjithshëm. Kalimi nga “Tv Klan” në “Abc News” u bë lajmi i ditës, por të gjitha ishin vetëm thashetheme.

Përmes një postimi në profilet zyrtare të RTV Klan është konfirmuar se emisioni “Zonë e Lirë” jo vetëm që do të jetë në këtë ekran, por kanë zbuluar edhe datën e rikthimit 11 Shtator. Si gjithmonë çdo të premte në orën 21:00.