Këngëtari mjaft i njohur Ledri Vula ka postuar pak orë më parë një foto në Instagram me shkrimin “Son of a beach” (Djali i plazhit), duke etiketuar edhe të dashurën e tij, Sara Hoxha.

Çifti prej disa ditësh po shijojnë pushimet në Jug të Shqipërisë dhe shpeshherë ndajnë momentet e tyre intime me ndjekësit.

Ngacmimi i fundit nga Vula ishte një foto me kurriz nga deti dhe mbishkrimin “me pamje ka..” për të lënë të kuptohej se e gjithë vëmendja e tij ishte tek Sara Hoxha.