Marina dhe Geti kanë zgjedhur që ditët e para të vitit të ri t’i kalojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe ku po vizitojnë disa qytete. Bashkë me ta janë edhe Luana me Krenarin, por këta dy të fundit nuk preferojnë të shfaqen çift në rrjete sociale. Pas vizitës në Dubai, çiftet kanë shkuar në Abu Dhabi ku kanë vizituar një nga xhamitë më të famshme, Sheikh Zayed Mosque.

Për të vizituar xhaminë, Marina është mbuluar me shami ndërsa Geti është veshur me veshjen tradicionale e duket si sheik.

“Unë dhe mbretëresha ime”, shkruan Geti në një nga fotot e postuara.