Fitimet e artistëve shqiptarë kapin vlera marramendëse. Për vetëm një natë ose më saktë disa orë fitojnë me mijëra euro. Vitin që lamë pas ish-menaxheri i këngëtarëve të njohur në Kosovë, Drin Zatriqi publikoi shifrat që disa nga këngëtarët marrin nga koncertet e disa shkonin deri në 10,000 euro apo 12,000 euro.

Çmimet për disa artistë për një koncert:

Tayna 8.000 – 12.000 euro

Ledri Vula 8.000- 10.000 euro

Capital T 6.000 – 8.000 euro

Ghetto Geasy 6.000 – 8.000 euro

Butrint Imeri – 6.000 – 7.000 euro

Dhurata Dora 6.000-7.000 euro

Noizy 6.000 – 8.000 euro

Dafina Zeqiri 4.000 – 6.000 euro

Meda: 6.000 – 7.000 euro

Labinot Tahiri – 5.000 euro

Sinan Vllasaliu – 5.000 euro

Ramadan Krasniqi – Dani – 5.000 euro

Fero 3.000 – 4.000 euro

Rina Balaj 3.000 – 4.000 euro

Gjiko 3.000 – 4.000 euro

Mirëpo sa i pagoi estrada e Kosovës tatim shtetit në vitin 2019?

“Telegrafi” bën të ditur se në vitin 2019 janë grumbulluar gjithsej 754 mijë e 546 euro nga këngëtarët, pa përfshirë kontributet. Ndërkaq, në vitin 2018, ATK kishte mbledhur 613 mijë e 754 euro nga kjo kategori.

“Vlera e pagesës se tatimeve qe këngëtaret e kryejnë, vitin e kaluar kemi pasur 613,754 mijë euro, ndërsa këtë viti deri në muajin nëntor 2019 kemi 754,546 mijë euro (në këtë vlerë nuk janë të përfshira kontributet)”, thuhet në përgjigjen ATK-së për Telegrafi.com.

Por çfarë ndodh kur këngëtarët nuk i paguajnë këto detyrime?

Në një situatë të tillë, ata i nënshtrohen procedurave të mbledhjeve të detyrueshme nga ATK, si bllokimi i llogarive, tërheqja e parave nga llogaritë e tyre bankare, si dhe deri në masën tjetër më të rëndë që është ndalesa për largim nga Kosova dhe konfiskimi i pasurisë.

“Të gjithë tatimpaguesit borxhlinj ndaj ATK-së, përfshirë edhe këngëtarët, sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat, nëse nuk kanë vullnet që të paguajnë borxhet e tyre, do të ju nënshtrohen procedurave të Mbledhjes së Detyrueshme nga ATK, që përfshijnë bllokime të llogarive, tërheqje të mjeteve nga llogaritë e tyre bankare, ndalesa për largim nga Kosova e deri në Konfiskim të pasurive të ndryshme. Pra kemi pasur rast kur kemi marr vendimi për bllokime të llogarive”, sqaron zëdhënësja e ATK, Valentina Bytyqi – Sefa.