Pas ardhjes në jetë të vajzës së Ledrit e Sarës, një kuriozitet i madh ka qenë për emrin që çifti i vendosi vogëlushes.

Poem Blu, një emër i bukur dhe i padëgjuar, të cilin Sara dhe Ledri nuk e kanë gjetur vetë.

Në një postim të fundit, Sara tregon se emrin ia ka sugjeruar një fans dhe e falenderon atë publikisht.

“Dua të shfrytëzoj rastin dhe të falenderoj personin, i cili kur kam bërë pyetjen për emër këtu në Instagram më ka sugjeruar emrin “Poem”. Nuk e mbaj mend kush ka qenë dhe më vjen keq për këtë gjë, por gjithsesi nëse e lexon këtë, të falenderoj nga zemra”-shkruan Sara.