Aktori Çağatay Ulusoy, i njohur për rolin e Sarpit në serialin “I infiltruari”, i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë 3-vjeçare me partneren e tij Duygu Sarışın. Lajmi qarkullon prej disa ditësh në mediat rozë, edhe pse askush prej të dyve nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike për lajmet e fundit.

Arsyet e vërteta të ndarjes ende nuk dihen publikisht, por dyshimet janë të lidhura me Duygu Blond, e cila duket se nuk donte ta jetonte marrëdhënien e saj me aktorin “me dyer të mbyllura”. Ndoshta për këtë arsye i dha fund edhe raportit të gjatë me Sarpin.

Nga ana tjetër, këmbëngulja e vazhdueshme e aktorit të njohur për ta jetuar jetën private larg syrit kureshtar të publikut për shkak të karrierës së tij, duket se u kthye në presion për bukuroshen 33-vjeçare.

Ndërkohë, vetë aktori, siç shkruan “Haberli”, i pyetur për jetën private disa javë më parë, refuzoi të jepte një përgjigje: “Nuk dua të flas për jetën time private. Puna dhe profesioni im janë në plan të parë për mua tani…” – tha aktori duke dashur ta mbyllë kapitullin e jetës private.

Mendohet se Duygu Sarışın është larguar nga shtëpia ku jetonte me Sarpin.