Finem: Unë nuk e dija atë video për vete, sa rrafim ne përditë…

Një sherr mes dy reperëve shumë të njohur Finem dhe Don Xhon u raportua orët e vona të kësaj të marte në Tiranë. Por sapo lajmi nisi të qarkullonte në mediat online gjithçka u mohua nga Don Xhoni i cili pak minuta më parë është futur live në profilin e tij në Instagram.

Në videon e cila qarkulloi gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale shfaqet Finem dhe një grup djemsh të cilët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin.

Pak minuta më parë ishte Finem që përmes profilit të Instagram ka reaguar i mërzitur nga deklaratat e Don Xhon dhe miqve të tij që nuk e kanë kontaktuar atë. Sipas tij të dy nuk kanë dijeni për videon dhe gjithçka është një lajm i rremë. Gjatë live atë e ka shoqëruar kolona zanore e filmit të njohur “The Godfather (Kumbari)”.

“Unë nuk e dija atë video për vete, sa rrafim ne përditë… Do mbajmë mend ne sa rrafim… Mund të më dërgosh një mesazh, si ta zgjidhim këtë që na ra, se as unë nuk kam faj këtu, por jo të tregosh më shumë detaje, se po qe puna për detaje… lajmi është fake, po pse duhet të vazhdojmë të nxjerrim gjërat më gjatë? Do të tregosh që ke njerëz? Ndoshta ti je gangster, po çoje një fjalë të mirë, jo do dalim tani të tregojmë njerëzit, nejse…” tregon Finem. 

Mbetet e paqartë se ku dhe kur është filmuar kjo video, apo kush janë protagonistët në të përveç Finem i cili dallohet qartë në pamje. Edhe shkaqet e sherrit nuk dihen.

Megjithatë ajo që vlen për t’u theksuar është fakti që vetë Don Xhon në videon e tij në Instagram mohon të ketë qenë pjesë e sherrit. Lajmet e shpërndara nga mediat online i ka cilësuar si “fake news” (lajme të rreme).

Ai shfaqet pa asnjë shenjë teksa goditjet që shihen në video nuk dallohen në fytyrën e reperit.

Pak çaste më parë ka reaguar edhe Meriton Mjekiqi i cili është shprehur se i kanë prishur gjumin për këto lajme pa lidhje dhe se ndihet i zhgënjyer nga kolegët e tij, gazetarë.

“Doja t’ju tregoja se nuk është i vërtetë lajmi i Don Xhon, fola edhe me vëllain e Finem,” tregon Meriton Mjekiqi.

Don Xhon gjatë live në Instagram konfirmon se ai aktualisht ndodhet në Drenicë dhe jo në Tiranë.