Çdo vit data 31 Dhjetor është një festë, por edhe luftë për audiencën e televizioneve ku ata servirin më të mirat e programacioneve, por cila ishte zgjedhja e shqiptarëve për të pritur 2020-ën?

Për herë të parë dy programet e humorit në ekranet tona kombëtare ishin përballë njëri-tjetrit në të njëjtin orar. Emisioni i humorit në Top Channel, Sweet Home Portokalli riktheu aktorët dhe prezantuesit e vjetër, ndërsa spektakli Klanifornia në Tv Klan ribashkoi grupin e famshëm THE SHBLSH. Tv Klan ka arritur maksimumin e audiencës në orën 21:50 me 43.9%. 👏

Më poshtë mund të ndiqni videot e plota të dy spektakleve të ndërrimit të viteve.

Klanifornia
Sweet Home Portokalli