Pas gjithë zhurmës që bëri trekëndëshi Andi-Tea-Beart në Për’puthen dhe shumë (mos)sqarimeve në Instastory, YouTube dhe në studion e Për’puthen, të gjitha u pasuan me një rënie të ndjekësve në Instagram, të Andit dhe Teas.

Ndërsa, pak orë më parë, profili i kësaj të fundit nuk shfaqet më. Në YouTube nuk duket gjëkundi as videoja e Teas: “E vërteta…”. 

Ndërkohë, Tea thotë, nga Instagrami tjetër i saj, ose më i saktë nga Instagrami i përbashkët i Teas dhe qenushit të vet, se pas këtij largimi në rrjetet sociale nuk fshihet ajo.

Në Instastory ajo ka publikuar, njoftimin që ka marrë nga YouTube pasi i është fshirë videoja ku thuhet se “pretendimi është bërë nga: Top-Channel”, për çështje të së drejtës së autorit.

Nëpërmjet kompanisë që menaxhon të drejtat e autorit, Top Channel ka të drejtë të raportojë çdo faqe në Instagram apo në një rrjet tjetër social ku cënohet e drejta e pronësisë, qoftë edhe me një foto apo material nga programet e tij (si në rastin e Teas). 

Megjithatë, përveç kësaj, mbyllja e Instagramit mund të ketë ardhur edhe si pasojë e një humbjeje drastike të ndjekësve në profilin e Teas, shumë prej të cilëve mund edhe ta kenë “raportuar” (report) ose t’i kenë bërë block, duke dhënë idenë e një profili të parregullt, spam ose diçka tjetër, që vetë Instagrami ka tendencë t’i fshijë.

Përsa i përket videos së postuar nga Tea, në të shfaqet vetëm ajo, pra asnjë moment nga Për’puthen. Duke marrë parasysh këto, gjasat janë që Tea ta rikthejë videon e saj në YouTube, pasi nuk ka shkelje pronësie. 

Këtë e tregon dhe fakti që videoja gjendet në YouTube, por në kanale të tjera, jo atë të Teas.

Në story-n e radhës, ish-konkurrentja e Për’puthen shkruan:

“Në fillim video në YouTube, tani Instagrami. Çfarë tjetër?” – Duke nënkuptuar se edhe Instagramin ia mbylli Top Channel.

Nga ana tjetër, në profilin e Instagramit të Andit, nuk ka më asnjë gjurmë nga Për’puthen dhe asnjë foto nga studioja e emisionit. Kjo, me siguri për t’i shpëtuar rregullave të pronësisë që u përmendën më lart.

Çfarë tjetër? – Kjo mbetet për t’u parë.