Moderatorja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të dashur për publikun. Ato janë bashkë prej më shumë se 5 vitesh dhe prindër të një djali të quajtur Efehan.

Së fundmi, mediat turke kanë raportuar se Tolga i ka bërë një dhuratë super luksoze të shoqes.

Ai ka blerë për të një makinë shumë të kushtueshme, me vlerë prej 1 milion e 700 lira turke.

Targat e makinës mbajnë tre shkronjat e para të familjes së tyre: Efehan, Tolgahan dhe Almeda. Po ashtu aktori ka blerë dhe një makinë për veten.