Ndonëse ende nuk i ka mbyllur të gjitha konfliket e divorcit me ish-bashkëshorten Feyza Aktan, Özcan Deniz ka gjetur sërish dashurinë.

Duket se vajzat më të reja në moshë i tërheqin vëmendjen aktorit, sepse edhe këtë herë, parterja është 23 vjet më e vogël.

Në fakt, mes Özcan Deniz dhe Feyza Aktan është ende në diskutim puna e shtëpisë dhe pronësia e saj.

Megjithatë, 49-vjeçari i cili vazhdon të jetë në gjyq me ish-bashkëshorten për shkak të shtëpisë, dyshohet se ka nisur një histori të re me një stiliste 23 vjet më të re se ai.

Mediat turke shkruajnë se historia me stilisten 26-vjeçare Samar Dadgar ka nisur verën e vitit të kaluar, edhe pse nuk është konfirmuar nga asnjëri prej tyre.

Özcan Deniz dhe Feyza Aktan u martuan në mars të vitit 2019, por martesa ishte e shkurtër, sepse një vit më pas, në qershor 2020, ata i dhanë fund martesës.

Feyza Aktan akuzoi ish-bashkëshortin dhe vëllain e tij Ercan Deniz, se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe djalit të vogël.