Ajo është një prej personazheve më të dashur në Turqi, bëhet fjalë për aktoren Özgü Namal e cila gjashtë vite më parë hoqi dorë nga televizioni për të rritur fëmijët.

Kur aktorja sapo vendosi të rikthehej mori disa oferta për filma dhe seriale. Namal është e njohur edhe në vendin tonë nga seriali “Lugina e Ujqërve” në rolin e Elif Eylül.

Gjithsesi, aktorja ka përdorur të drejtën e saj për të pezulluar punën për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi si forcë madhore. Producentët kanë rënë dakord të presin yllin dhe nuk kanë ndryshuar kastin e filmit. Puna në projektet e aktores do të rifillojë kur kushtet të jenë më të mira. /mediaalbania.com