Ka nisur sot transmetimin seriali i shumëpritur “Doktori i Mrekullive” do të jepet në ekran çdo të shtunë dhe të diel në orën 20:10 premierë në Tv Klan.

I tallur, i abuzuar dhe i përbuzur, sepse është autik. Nuk arrin dot të komunikojë me të tjerët, por është një doktor gjeni. Aliu, doktori i mrekullive arrin të gjej dashurinë dhe familjen që gjithmonë i ka munguar, në spitalin me doktorët më të mirë.

Videoja ku Ali shpëton fëmijen në aeroport bëhet virale në internet. Vendimi i bordit drejtues të spitalit kunder punësimit të Aliut tashmë vihet në pikëpyetje. A do të shpëtojë dot fëmija të cilit u dha ndihma e parë nga Aliu? Si do të jetë takimi i këtij të fundit me Fermanin? Çfarë do të sakrifikojë Adil për hir të Aliut?

Si do t’i shkojë Aliut prezantimi para bordit drejtues? A do të arrijë ai të fillojë punën e tij të ëndrrave? Cili është në të vërtetë qellimi i Kivilçim? Adil përgatit një surprizë të bukur për Aliun. Për çfarë bëhet fjalë?

Ali bën gabimin e tij të parë dukë marrë përsipër pacientin e dikujt tjetër dhe e fut atë në operacion pa autorizim. Si do të pritet kjo nga doktor Ferman? Ky i fundit vendos t’i japë fund marrëdhënies me Beliz. Cila do të jetë arsyeja?