Një serial shqiptar po vjen në ekran dhe duket se epoka e telenovelave turke, latine, indiane po mbaron për t’u konkurruar fort nga prodhimet shqiptare. Seriali që do të na fiksojë të gjithëve do të jetë “H.O.T”, seriali i parë nga Ermal Mamaqi, me bashkëproducent Dritan Huqin, me autore Klaudia Brahimaj dhe Bjordi Mezini.

Për këtë serial duhet të kalojmë stinën e verës dhe nga vjeshta do të mund ta ndjekim në ekran. Ermali ka postuar sot posterin e serialit ku shfaqet së bashku me aktorët protagonistë dhe falenderon skenaristen Klaudia Brahimaj, së bashku me Bjordi Mezinin dhe mikun e tij Dritan Huqin, për një histori që të merr frymën teksa bën të ditur se së shpejti do zbulojë edhe në cilin ekran do të shfaqet ky serial.

“HOT Seriali, është një tjetër sukses që jam i sigurtë që do e marrim këtë vjeshtë. Ekipi i yjeve këtë rradhë është ekstrem dhe shumë Hot. Mbas I Love Tropoja, Skenaristja ime e zemrës Klaudia Brahimaj bashkë me Bjordi Mezinin kanë shkruar një Histori që të merr frymën. Këtë rradhë bashkë me mikun tim Dritan Huqi do të prodhojmë këtë projekt që do ju mbajë çdo javë përballë televizionit. Në cilin TV do shfaqet? Do ja u them së shpejti…”-shkruan Ermali.