Fansat e “La Casa de Papel” janë ende në ankth pasi sezoni i katërt ka përfunduar me një largim potencialisht fatal. Fatmirësisht, një postim i fundit nga ylli kryesor i serialit ka konfirmuar rikthimin e profesorit.

Shumë shikues kanë debatuar nëse profesori mbijetoi në fund të sezonit të katërt apo jo. Aktori që luan këtë rol, Alvaro Morte, së fundmi ka publikuar në Instagram një fotografi me mbishkrimin “Unë jam kthyer”.

Fansat e platformës Netflix mund të rrinë të qetë tashmë, pasi është e sigurt se mjeshtri kriminel do të rikthehet edhe në sezonin e pestë. Serial i njohur i Netflix publikoi sivjet një tjetër sezon emocionues.

Profesori (luajtur nga Alvaro Morte) dhe ekipi i tij janë ende në grabitje të Bankës së Spanjës. Pas vdekjes tragjike të Nairobit (Alba Flores), banda u dyfishua në planin e rrezikshëm në episodin final të sezonit.

Sidoqoftë, ngjarjet në prapaskenë morën një kthesë të papritur kur Profesori u mbajt në sulm me armë nga ish-inspektori i paqëndrueshëm i policisë Alicia Sierra (Najwa Nimri) në momentet e fundit të sezonit të katërt. Edhe pse Alicia nuk e tërheq këmbëzën, shumë fansa ishin akoma të shqetësuar se mos Profesori nuk do të ishte gjallë në sezonin tjetër.

Fatmirësisht, një postim i fundit në Instagram nga vet aktori, ai konfirmoi që do të rikthehet në sezonin e pestë.

Pavarësisht se Netflix nuk njofton zyrtarisht dritën jeshile për sezonin e pestë, seriali duket se ka filluar xhirimet për sezonin e ri.