Aktorja turke Berguzar Korel është në pritje të fëmijës së dytë. Aktorja e cila u bë e njohur nga roli i Shehrezades në serialin “1001 Netë”, është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe po pret me padurim që bebi të vijë në jetë.

Gjatë kësaj kohe, aktorja 35-vjeçare nuk i ka kursyer fotot me barkun e rrumbullakosur duke pozuar shpesh si në publik, edhe në rrjete sociale.

“Kur isha shtatzënë për herë të parë mezi prisja ta merrja djalin në krahë. Ndërsa shtatzëninë e dytë po e shijoj çdo ditë, çdo moment. Kjo mrekulli më ka falur shumë emocione. Ndihem sikur po e mbroj nga çdo e keqe teksa është brenda meje”, është shprehur aktorja për mediat turke.

“Djali po e pret me padurim vëllain. Kemi rritur një djalë shumë të dashur, të dhimbsur. Jam e sigurt që ai nuk do e lëshojë kurrë dorën e të vëllait gjatë jetës. Ata kanë për ta mbështetur njëri-tjetrin gjithmonë”, tregoi aktorja.

Shehrezade është e martuar me aktorin Halit Ergenç dhe çifti kanë edhe një djalë nga martesa e tyre.