Moderatorja shumë e dashur për publikun, Luana Vjollca do të rikthehet së shpejti në ekran me “Shiko kush luan”. Ajo ka premtuar një spektakël të vërtetë, me shumë risi të reja.

Me anë të një videoje të publikuar në Instagram, Luana ka
zbuluar se emisioni do të nisë me datë 26 Shtator, në orën
21:00.

Në videon në fjalë, moderatorja, Fifi, Rezarti, Flori dhe
orkestra kanë krijuar vazhdimin e serialit “Luana Llastica” dhe
ndjekësit janë shkrirë së qeshuri.