“Stuhi Dashurie” premierë ekskluzive në Tv Klan nga data 12 Shtator

A mundet dashuria e vërtetë të godasë dy herë? Nga regjisori fitues i çmimit Emmy vjen një tjetër serial dramatik, Firuze dhe Ajaz janë të dashuruar që të vegjël. Fati i bashkoi ata dhe sërish Fati është ai që do t’i ndajë.

Në periudhën më të ftohtë të vitit vetëm sytë e saj janë blu dhe zemra e saj digjet për dikë…

Nga kompania më e suksesshme “Ay Yapım” me një kast të shkëlqyer aktorësh dhe shumë të njohur si Alperen Duymaz, Ayça Aysin Turan, Hazal Filiz Küçükköse, Caner Cindoruk dhe Zerrin Tekindor.

“Stuhi Dashurie” do të transmetohet çdo të shtunë dhe të diel në orën 20:10, duke filluar nga data 12 Shtator, premierë ekskluzive në Tv Klan! 

Siç njofton edhe faqja zyrtare e serialeve e RTV KLAN nga data 7 Shtator nis sezoni i ri televiziv me episodet e reja edhe të serialeve si “Kryeqyteti Abdulhamid” në Klan Plus apo “Osmani” në Tv Klan. Janë shfaqur edhe spotet e dy serialeve “Doktori i Mrekullive” dhe “Babil” që priten të nisin së shpejti në këtë televizion.