Duke filluar nga kjo fundjavë Tv Klan do të ritransmetojë serialin “Dashuri Bardh e Zi” çdo të shtunë dhe të diel në orën 20:10. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i programacionit, Albert Dumani, por edhe nga faqja zyrtare e RTV Klan në Instagram dhe web, ndërsa seriali “Stuhi Dashurie” do të transmetohet sezonin e ri televiziv që fillon në Shtator.

Ai është një vrasës me pagesë, ndërsa ajo një doktoreshë e suksesshme. Rrugët e tyre takohen një ditë kur Asli duhet të operoje një burrë të plagosur nga Ferhati.

Me pas ajo duhet të martohet me të për të jetuar. Në një botë me marrëdhënie interesi dhe ambicie për pushtet e para, një dashuri duhet të triumfoje.

Por jeta e tij është shumë e errët për t’i mbijetuar një dashurie të pafajshme. A mund të bashkohen dy njerëz, ku njeri merr jetë dhe tjetri shpëton jetë?

Dashuria është me e pakurueshmja, sepse dashuria tërheq edhe të këqinjtë, dashuria të ndryshon, të shëron… Dashuria është me ngjyra, por në këtë histori është bardh e zi.