Loading...

Zbulohen surprizat e sezonit televiziv 2017-18

Please log in or register to like posts.
News

Sezoni i ri televiziv 2017-18 në vendin tonë nis zyrtarisht ditën e hënë, 4.Shtator.2017 ku rikthehen edhe programet ditore të 3 ekraneve kryesore Top Channel, TV Klan & Vizion Plus. Programet që rinisin janë Pasdite në Top-Channel, Fiks-Fare, STOP, Në shtëpinë Tonë, por nga 4.Shtatori rikthehen edhe të gjitha serialet e TV Klan si seriali turk, Ertugrul, Si ta quaj këtë Dashuri dhe Fate të Kryqëzuara (10.Shtator), Dashuri e Pafundme nis në 4.Shtator në 19:45 në Vizion Plus. Por cilat janë risitë dhe surprizat që nuk duhet të humbisni gjatë këtij sezoni ?!

Junior MasterChef, kur askush nuk e priste një super format dhe një patentë ndërkombëtare, formati më i dashur i gatimit në gjithë globin, 3 edicione të suksesshme në ekranin e Top-Channel, versioni për fëmijë vjen në edicionin e parë në ekranin e RTSH1 HD, audicionet kanë nisur dhe shumë shpejt nis transmetimin gara e gatimit me konkurentë fëmijët vetëm në RTSH.

Alketa Vejsiu rikthehet edhe këtë sezon të ri me formatin e kërcimit DANCE WITH ME 4 që nis në muajin Shtator në ekranin e TV Klan, por paralelisht rikthehet në Vizion Plus edicioni i 7-të i Dancing With The Stars nën drejtimin e Amarda Toskës.

Fëmijët do kenë më shumë programe për të ndjekur pas MasterChef Junior në RTSH, në Top-Channel rikthehet një tjetër program, një tjetër patentë ndërkombëtare pas një edicioni disa vite më parë të drejtuar nga Xhemi Shehu dhe Isli Islami, vjen sërisht spektakli më i madh i zërave në vend, The Voice Kids 2, këtë herë nën drejtimin e Ledion Liços një super spektakël na pret në Top-Channel.

Arbana Osmani rikthehet në muajin Shkurt me “DUA TË TË BËJ TË LUMTUR” këtë herë ajo nuk është vetëm moderatore, por njëkohësisht edhe autore e spektaklit, do e shohim Arbanën në Tetor ?! Kjo nuk dihet, Big Brother 10 duket se nuk do të realizohet këtë sezon, një format i ri ?! Duhet të presim edhe pak për të marr një përgjigje!

Marina Vjollca, tani pjesë e TV Klan duket se do të jetë në drejtimin e një formati të ri që vjen si risi këtë sezon televiziv, akoma nuk është zbuluar asgjë konkrete, por na mbetet vetëm të presim se me çfarë projekti do e shohim Marinën në këtë ekran.

Adi Krasta thuhet se nuk do të jetë më në drejtimin e spektaklit të fundjavës “E DIELL”, por një program i natës vonë do jetë ajo çfarë e pret në këtë sezon. Nga ana tjetër, Ardit Gjebrea dhe stafi i spektaklit “E Diela Shqiptare” po bëhet gati për një super sezon të ri, me një super skenografi, rubrika të reja në 10 vite spektakël, diçka magjike po vjen, dhe në Dhjetor vjen sërisht KËNGA MAGJIKE.

Surprizat e këtij sezoni vazhdojnë… TV Klan do të sjell në ekranet tuaja një program gatimi ditor në drejtimin e Arjola Shehut dhe produksionin e Pandi dhe Bledi Laço. Do njihemi me programin e kanalit Klan Plus, vetëm Içerde do ndjekim në kanalin numër 6 ?! Lajme dhe programe tematike vijnë shumë shpejt në Klan+. Nis transmetimet kanali më i ri informativ FAX NEWS, një tjetër kanal televiziv po vjen… ?!?!? Ka shumë surpriza dhe risi në këtë sezon të ri… Për më shumë vetëm me MEDIA•ALBANIA

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.