Loading...

Zbulohet formati i radhës i Alketës në Klan

Please log in or register to like posts.
Image

Moderatorja e “Dance With Me Albania”, Alketa Vejsiu ka zbuluar këtë të hënë projektin e saj të radhës në Televizionin Klan.

Vejsiu tha se do të jetë “Chi ha incastrato Peter Pan”, emisioni më i ri me fëmijë të zgjuar që do të nisë në Klan në muajin shkurt.

“Jemi shumë të kënaqur që gjithashtu në muajin shkurt, kemi konfirmuar sëbashku me drejtuesit e këtij televizioni që të sjellim tek ju një serial të ri. Është një format shumë interesat për të cilin do të japim data konkrete javës që vjen, sepse do të fillojnë audicionet për fëmijë me mëndje të çuditshme, të zgjuar.

“Chi ha incastrato Peter Pan” është një projekti më i ri që do të prezantoj në Televizionin Klan dhe që do të jetë një prodhim shumë interesant, për të cilin kam besim të plotë që do gjejmë edhe fëmijë të zgjuar, por do arrijmë edhe shikueshmëri të mirë. Sepse në fund, të gjitha këto gjëra bëhen që të kënaqet publiku dhe ai ta pëlqejë produktin tonë. Kështu që fëmijë të mençur, prindër të këtyre fëmijëve, javës që vjen do të lançojmë datën e audicioneve për të gjetur këta gjeni me mendje të ndritura”, tha Vejsiu.

/tvklan.al

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.