Loading...

Zbulohet sekreti i Besit, Erionit dhe Kimikati… janë në Klan

Please log in or register to like posts.
News

Spektakli i fundjavës, E diela Shqiptare i moderuar prej 10 vitesh nga Ardit Gjebrea këtë sezon të ri televiziv vjen në shtëpitë tuaja me shumë ndryshime dhe risi.

Një studio e re madhështore me fjalën e fundit të teknologjisë në ndriçim, audio dhe video do sjelli në ekranet tuaja një super spektakël prej orës 12:30 këtë sezon çdo të diel vetëm në Klan HD. Aktorët e humorit të larguar nga spektakli Portokalli, Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku (Kimikati) do jenë moderatorët e humorit në këtë spektakël. Tre djemtë do sjellin të qeshura dhe argëtimin në familjet tuaja çdo fundjavë. Gjithçka për tu shijuar dhe asgjë për tu humbur! Data e fillimit të spektaklit mendohet të jetë 16.Shtator.2018, por kjo ende e pakonfirmuar, sepse puna për super spektaklin e fundjavës po vazhdon ende.

Duket se bashkëpunimi me dy djemtë sezonin e kaluar në spektaklin “Kënga Magjike” për tre netë ishte i suksesshëm dhe këtë herë Arditi ka zgjedhur ti ketë çdo fundjavë në spektakël duke i mbajtur kështu djemtë në Klan, por këtë herë ka përforcime me Kimikatin që të rinjtë e ndjekin dhe e kanë personazhin e tyre të preferuar.

Ne i urojmë vetëm suksese dhe ju ftojmë të ndiqni Klan dhe programet e këtij sezoni televiziv, sepse motoja e këtij sezoni është zhdukeni telekomandën, nuk ju duhet me kaq shumë programe dhe personazhe.

| MEDIAALBANIA.COM

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.