Loading...

Zbuloni qarkun e radhës se ku nis procesi i dixhitalizimit

Please log in or register to like posts.
News

Pas qarkut të Beratit, tashmë dhe në atë të Korçës, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka përmbyllur me sukses procesin e dixhitalizimit të transmetimeve televizive.

Në të gjithë qendrat administrative të qarkut u fikën transmetimet analoge dhe janë në funksion transmetimet numerike të operatorit publik, RTSH, si dhe të operatorëve privatë kombëtarë: Digitalb, Klan TV, Top-Channel, Vizion+ dhe Adtn.

Qytetarët e Korçës, por dhe vizitorët dhe turistët që e kanë zgjedhur qarkun si destinacion të përkohshëm, tashmë falë infrastrukturës teknologjike të re dixhitale, kanë akses që të ndjekin gjatë gjithë kohës dhe një sërë programesh pa pagesë, të operatorit publik apo atij privat të përzgjedhur.

Konkretisht:

RTSH 1 HD

RTSH 2 HD

RTSH 3 HD

Klan HD

Top Channel HD

Klan Plus HD

Vizion +

UTV News

Report TV

RTSH Shqip

RTSH Muzik

RTSH Kuvend

RTSH Sport HD

RTSH Film

RTSH 24

Top News

Klan Shop

Klan Test

Klan Kosova HD

RTK1

Kanali 7

BCTV

Në vijim të procesit dixhitalizimit të transmetimeve televizive, AMA është duke bërë përgatitjet e fundit për zbatimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm dhe jetik për publikun në qarkun e Fierit. Për detaje do njoftoheni ditët në vijim.

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.