Loading...

Zbuloni se kur fillon Portokalli

Please log in or register to like posts.
Image

“Portokalli” rikthehet në funksionin e saj të parë, mbushur plot me aktorë të rinj. Natyrisht me surpriza, por edhe figura veterane, nga e diela e 7.Tetorit ora 21:00 në ekranin e Top Channel.

Hamendësimet mediatike për ndryshimet e mëdha brenda “Portokallisë” kanë rritur edhe më shumë interesin në publik për spektaklin më të madh në vend të humorit, ndërkohë që në Top Channel janë të bindur për një sezon fantastik, që tashmë ka nisur.

Të gjithë aktorët janë të uritur për duartrokitjet e publikut. Nëse dikush kërkon të bëjë apelin, mund ta nisë edhe nga F-ja, sepse Flori është bashkë me skuadrën, por edhe me shumë të rinj, që në këtë sezon do jenë pjesë e trupës.

Spektaklet e humorit këtë sezon janë në oraret kryesore dhe thuajse do pushtojnë ekranet nga të qeshurat, djemtë e Apartamentit vijnë me “DUPLEX” dhe “XING ME ERMALIN” të shtunave në TV Klan, të dielën rubrika e Besit, Erionit dhe Kimikatit në spektaklin “E DIELA SHQIPTARE” , “MOS I FOL SHOFERIT” me Rudina Dembacaj në ORA NEWS dhe “ALPAZAR” me Agron Llakaj në VIZION PLUS.

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.