Loading...

#ekskluzive Zbuloni të vërtetën për STATUS LIVE SHOW

Please log in or register to like posts.
Image

STATUS LIVE SHOW, SPEKTAKLI I RI I MARINA VJOLLCËS ?! ???

Sezoni i ri televiziv sapo ka filluar, dhe shumica e programeve në televizionet më të mëdha kanë nisur.

Por, kanë mbetur disa emisione që nuk e kanë hedhur ende hapin e parë, për të cilët është përfolur shumë, por nuk është zbuluar ende asgje. Një prej më të përfolurve të momentit është emisioni muzikor që pritet të moderohet nga bukuroshja Marina Vjollca. Gjatë emisionit “Jo vetëm modë” Marina njoftoi se bëhet fjalë për një spektakël muzikor

me përmasa të mëdha, për të cilin ajo ka preferuar të mos na zbulojë asgjë më tepër duke ruajtur me fanatizëm rregullat e produksionit, ku sipas saj nuk do të zbulohet asgje derisa të shfaqen në ekran.

Dhe gjithçka vazhdon të jetë ende sekret dhe mister, por portale dhe shumë faqe të ndryshme kanë nisur të kërkojnë informacione, madje dhe të parashikojnë dhe vendosin se çfarë do ndodh në super spektaklin që po bëhet gati në TV Klan. Rasti është i tillë ku një artikull postuar në një faqe interneti ka bërë xhiron e webit sot sepse zbulonte detaje të spektaklit të Marinës në Klan. Gjithçka analizohej në detaje madje u tha se pjesë e spektaklit do ishin edhe Anxhela Peristeri, Endri dhe Stefi Prifti, Era Rusi dhe Reinaldo Gaçi, por gjithçka ishte një gënjeshtër e shkurtër. Na vjen keq të zbulojmë të vërtetën e hidhur, nuk do jetë spektkali i Marinës Status Live Show, por është lokali më i ri në Tiranë që ka hapjen e madhe ditën e enjte në 12.Tetor. I urojmë shumë suksese lokalit dhe gjithë stafit dhe një bravo për reklamën!

Ne ju themi se duhet të prisni shumë pak dhe gjithçka do zbulohet ekskluzivisht vetëm në MEDIA•ALBANIA!

Shikim të këndshëm!

 

KLIKO MBI REKLAMAT
loading...
Loading...

Reactions

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.